11,09,2025

KK  “Fituesi” i suksesshëm edhe në kampionat. Erblina dhe Arbora më të mirat

Must Read

Këtë të diele është mbajtur Kampionati Individual i Kosovës në karate në qytetin e Pejës.

Në këtë Kampionat KK “Fituesi”  nga Ferizaj  arriti gjithsej 11 medalje prej të cilave tri të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta.
Kampionati Individual  i Kosovës është garë kualifikuese dhe “Fituesi” pritet që në këtë eveniment të përfaqësohet së shpejti me garues  të përgatitur më së miri.
Rezultatet  e garuesve në Kampionatin Individual të Kosovës 2016 që u mbajt në Pejë

Erblina Pajaziti kampione e dyfishtë

Arbora Behluli kampione
Kreshnik Hasani nënkampion
Behije Mustafa nënkampione
Benjamin Bajrami nënkampion
Fatime Idrizi nënkampione

Suela Shabani nënkampione
Egzon Halili nënkampion

Valdet Mustafa i treti

Anila Bekteshi e treta

Nga radhët e FKK rezultoi e suksesshme Rona Emerllahu e cila u shpalle nënkampione .

“Klubi tregoi rezultate të mira , mirëpo jo nga ato të cilat i prisnim. Si duket ndikoi lodhja nga garat e tepërta ku brenda 1 muaji ka marrë pjesë tri herë brenda dhe jashtë Kosovës , mirëpo duhet të shohin përpara pasi që jemi në një pozitë të mirë që të shpallemi klubi më i mirë pasi rezultatet janë të larta që është dhe qëllimi i këtij viti”  tha  trajneri Bajram Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img