Majlinda Kelmendi sot u shpall kambione evropiane në sportin e xhudos, në Rusi.
Përveç që u dëgjua himni i Kosovës, në sallën në Kazan në mes të Rusisë, u dëgjua edhe një muzikë tjetër me tekst shqip , shkruan lajmi.net.
Pasi Majlinda mposhti francezen, momentin kur u shpall fituesja, në sallë dëgjohet kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” nga Silva, Mandi dhe Dafi, vëren lajmi.net
Kjo këngë mban rekordin e këngëve shqiptare, me afër 190 milionë klikime në Youtube dhe ajo është blerë edhe në disa shtete tjera ballkanike, ku është shëndërruar në hit./Lajmi.net.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ymDVyE75_pU?feature=oembed]