02,05,2024

Kjo ishte tragjedia e vitit 2016

Must Read
auto-tragjedia1483171684_1483181602-6704823

E pa dyshim, tragjedia më e madhe ishte ajo e Chapecoenses. Ekipi brazilian pothuajse u shua i tëri pas rrëzimit të aeroplanit që po e transportonte për në Kolumbi, ku do ta zhvillonte ndeshjen e parë finale të Copa Sudamericas ndaj ekipit kolumbian, Atletico Nacional.

Nga 82 persona sa ishin në bordin e aeroplanit, kryesisht futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubit brazilian, por edhe gazetarë, 71 prej tyre vdiqën dhe 11 të tjerë shpëtuan me plagë të rënda, transmetomm Zëri.

Prej 22 futbollistëve të Chapecoenses, 19 e gjetën vdekjen, kurse vetëm tre shpëtuan. Njërit prej tyre iu amputua këmba dhe karriera për të ka marrë fund, kurse më së miri, mrekullisht, i shpëtoi kësaj tragjedie ajrore, futbollisti Alan Ruschel, i cili ka arritur të ngritet në këmbë dhe pas një kohe synon t’i kthehet futbollit.

Bota e futbollit u shokua me lajmin e fundit të nëntorit dhe këtij klubi, në shenjë respekti, iu dha titulli i Copa Sudamericas.

Klube të ndryshme kërkuan nga Federata Braziliane që kjo skuadër të mos bie nga liga elitare e këtij vendi në tri vjetët e ardhshme, ndërsa klube tjera i ofruan Chapecoenses futbollistë.

Madje, edhe yje të shumtë të futbollit iu ofruan kësaj skuadre për të luajtur për të. Sidoqoftë, dhimbja për humbjen e futbollistëve nuk do të shuhet kurrë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img