01,07,2025

Kjo është rezoluta për Haradinajn, që u propozua nga Deda dhe Osmani

Must Read
Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Kjo rezolutë nuk u pranua dhe nga Deda u quajt fatkeqësi.

Lexojeni të plotë:

Propozim-rezoluta e përbashkët e Vjosa Osmanit dhe e imja sot në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt dhe dialogun me Serbinë, e udhëhequr me parimin që partitë politike shqiptare në Kuvend me çdo kusht duhet të mbërrijnë marrëveshje mes vete, e cila natyrisht dhe fatkeqësisht, nuk u pranua.

Rezolutë

  1. Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat për lirimin e menjëhershëm të ish-Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe t’a informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës rregullisht brenda muajit janar 2017;
  2. Ripërsëritë kërkesën ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës që çështja e fletëarresteve të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të adresohet urgjentisht në Bruksel, duke këmbëngulur që këto fletëarreste të anulohen menjëherë nga ana e Serbisë;
  3. Refuzon juridiksionin univerzal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë, dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’a informojë Bashkimin Evropian dhe të gjitha instancat e tjera ndërkombëtare për këtë qëndrim;
  4. Obligon Qeverinë e Kosovës t’a respektojë parimin e reciprocitetit në raport me Serbinë, përfshirë obligimet që dalin nga pika 2 e planit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit të prillit 2013, ku kërkohet miratimi i Ligjit të Amnistisë edhe nga ana e Serbisë;
  5. Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që të fillojë ndërtimin e konsensusit nacional për qasje të re në dialogun me Republikën e Serbisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img