29,04,2024

Kjo është jeta e vështirë e kryefamiljares 13-vjeçare

Must Read

Valbona është detyruar që të jetë vetë burrë, grua, nënë dhe motër, pasi kujdeset për nënën e paralizuar dhe të vëllain me sëmundje mendore, i cili prej dy javësh është larguar nga shtëpia.

“Vëllai ka ikur dhe nuk e di se ku është”, thotë Valbona duke qarë.

Kryefamiljari u nda nga jeta pak muaj më parë dhe të afërmit mundohen t’i vijnë në ndihmë Valbonës që pas vdekjes së babait.

“Ja, i sistemuam në këtë shtëpi, ranë muret. Thamë t’i lemë te kjo tjetra që edhe po ra, nuk ka aq peshë. Kemi thirrur mjekët, e kanë parë gjendjen, por nuk kanë bërë gjë”, thonë të afërmit.

Por, Valbona është edhe nxënëse. Vazhdon klasën e tetë, madje me nota të mira. Për të shkuar në shkollën 9-vjeçare në një fshat tjetër, ajo duhet të bëjë 14 kilometra rrugë në këmbë. Gjatë dimrit, i duhet të kapërcejë edhe lumin Gjanica, me shpresën se shkolla që po e bën me aq mundime, një ditë do ta shpëtojë nga tmerri ku jeton. /TCH/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img