12,03,2025

Kjo është gjendja e rrugës Ferizaj-Prishtinë

Must Read

Reshjet e dendura të borës që nisën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe që vazhduan edhe gjatë ditës, kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës. Në gjendje të rëndë ende është edhe rruga nga Ferizaj deri në Prishtinë. Kjo rrugë duket se nuk është pastruar fare nga kompanitë mirëmbajtës.

Në videot që kanë dërguar qytetarë në drejtim të Gaztës Express shihet se rruga nga Ferizaj-Prishtinë është në gjendje te keqe.

Siç kanë treguar qytetarët qarkullimi përgjatë kësaj rruge është e vështirë.

Madje sipas tyre kjo rrugë nuk është hapur fare nga kompanitë.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës thotë se 14 kompanitë e kontraktuara nga ajo, kanë intervenuar me kohë dhe se të gjitha rrugët janë kalueshme

Sipas zëvendësministrit Rexhep Kadriu, më së shumti vështirësi për të qarkulluar po ka në pikën kufitare në Morinë dhe atë në Qafë të Prushit.Gazetaexpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img