Kjo bukuroshe ka thënë se Drita është klub me renome dhe i duhet motivim nga të gjithë ne.
“Qyteti i Gjilanit ka qenë dhe do të mbetet bardhë e kaltër. Drita na frymëzon, sepse ka ekipin për lakmi, ka tifozerinë ‘Intelektualët’ që se ka shoqin në vend. Femrat më të bukura të Gjilanit do të jenë në anën e saj dhe do të jemi edhe në stadium përkrah këtyre djemve që t’iu japim motiv. Kjo Dritë është si drita dhe do të ketë forcën e saj për t’u ngjitur sa më lartë. Të jesh me Dritën është sikur një pasuri në qytetin e Gjilanit”, ka thënë Ariela.
Drita tani për tani është në vend të dhjetë me 7 pikë pas 13 jave në Vala Superligën e Kosovës. “E kemi edhe KF Gjilanin, por nuk janë në nivelin e Dritës. Sepse tradita është te Drita dhe KF Gjilani nuk na josh”, thotë Ariela./botasot.info
.