Këtë të diele në Ferizaj është shënuar përvjetori i kishës katolike “Engjëlli i Rojës” .
Mesha është drejtuar nga Don Lush Gjergji i cili tha se kjo ditë sivjet shënohet si më e veçantë, pas shenjtërimit të Nënë Terezës.
Don Lush Gjergji dhe besimtarë të tjerë nga kjo kishë ju lutën shenjtërisë së saj për mbrojtje dhe afrim me Zotin.
Ditë më parë rruga që çon deri të kjo kishë është emërtuar me emrin e të shenjtës Nënë Tereza.
Engjëll i rojës është një engjëll i cili, sipas traditës së krishterë, shoqëron çdo person në jetë, duke e ndihmuar atë në vështirësi.
Me këtë rast Don Lush Gjergji mori urime nga personalitete publike, struktura udhëheqëse të Ferizajt dhe shoqëria civile .