16,11,2024

Kirurgu i njohur kosovar apel Qeverisë: Shtojeni dozën sa nuk është vonë!

Must Read

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale në ShSKUK, dr.Ferat Sallahu, ka dalë me anjë apel të fortë për Qeverinë e Kosovës, në kohën kur mjekët po përballen me luftimin e virusit COVID-19, që nga muaji Mars dhe kur tashmë edhe një pjesë e mjekëve janë të infektuar, shkruan Arbresh.info.

Mjeku i njohur kosovar i rikujton qeveritarëve se janë mjekët, punonjësit shëndetësorë dhe infermierët që shtëpi u janë bërë reparti i spitalit, njësitë e terapisë intensive, ku ata përballen me një armik, që kërcënon në heshtje gjithë botën. “E në këto llogore, ka rrezik të sëmuren por dhe po sëmuren. Vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera dhe bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar dhe asistuar ata që vuajnë, larg nga të dashurit e tyre”, shkruan dr.Ferati.

Po ashtu, ai rikujton se mundi ynë nuk po e mbulon barra qiranë, duke qenë se ata po shpërblehen me monedhën e re Covid -19 pozitiv në vend të shpërblimit për punën që po kryem. “Ndërsa, ne po i shpërblejmë të dashurit tanë familjar dhe miq me një monedhë shumë helmuse e quajtur COVID-19, të dashur pushtetar shtojeni dozen sa nuk është vonë!, apelon ai.

Postimi i plotë:

Qeveritar shtojeni dozën…!

Janë mjekët, punonjësit shëndetësorë dhe infermierët që shtëpi u janë bërë reparti i spitalit, njësitë e terapisë intensive, ku ata përballen me një armik, që kërcënon në heshtje gjithë botën.E në këto llogore, ka rrezik të sëmuren por dhe po sëmuren. Vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera dhe bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar dhe asistuar ata që vuajnë, larg nga të dashurit e tyre. Kalojnë ditë dhe netë në spitale e klinika, ku fluksi i pacientëve, që presin trajtim, është i pandërprerë. Shohin çdo ditë rezultatet e testeve, që konfirmojnë raste të reja infektimi. Kërkojnë pa ndërprerje e deri në dëshpërim pajisje për t’u shpëtuar jetën sa më shumë njerëzve. E pavarësisht nga lodhja e mundimi, gjejnë fjalë ngushëlluese dhe inkurajuese për të gjithë. Përballojnë rraskapitjen dhe zhgënjimin, por nuk dorëzohen, sepse i tyri nuk është një profesion i thjeshtë. Puna e mjekëve dhe infermierëve është mision.

“Ju mjekët, kirurgët dhe infermierët i përdorni duart si mjet shërimi. Qofshi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë bekim të Zotit për duart tuaja. Aftësia juaj për t’u kujdesur në këtë mënyrë për të tjerët është dhuratë për ju dhe për njerëzit, që ju janë besuar. E njëkohësisht, të dashur doktorë dhe infermierë, mos mungoni të jepni kontributin tuaj profesional dhe të veproni me zell, që të ruhet veçoria tipike e këtij institucionit ton.
Nje mjek i mençur tha :” Ilaçi me i mire per njerzit eshte dashuria…”! Dikush nga salla e pyeti…e nese nuk funksionon ? – Shtojeni dozen …! andaj puntorët shendetsor më së miri do të ndihen kurë i shtohët doza për mundi dhe punën e tyre ! Por mundi ynë nuk po e mbulon barra qiran andaj ne jemi ata që po shpërblehemi me monedhen e re Covid -19 pozitiv në vendë të shpërblimit për punën që po kryem . Ndrsa ne po e i shpërblejm të dashurit tanë familjar dhe miq me një monedhë shum helmuse e qujtur COVID-19. Të dashur pushtetar shtojeni dozen sa nuk është vonë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img