22,12,2025

KFOR: Jemi të gatshëm të merremi me çdo provokim

Must Read

Komandanti i Grupit Shumëkombësh luftarak Lindje të KFOR-it dhe bazës ushtarake Bondsteel, kolonel Nick Ducich, vlerëson se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ai i tha Radios Contact Plus se nuk priste ndonjë incident, por vuri në dukje se KFOR-i është gati të merret me çdo gjë që mund të jetë provokim.

Pavarësisht tensioneve të pranishme në terren, e shkaktuar nga një shumëllojshmëri të deklaratave dhe spekulimeve në media për ndarjen e Kosovës, kolonel Ducic thotë se nuk pret incidente.

“Së pari, KFOR po kryen operacione për të demonstruar gatishmërinë tonë dhe ne e kryejmë atë në mënyrë efikase në tërë Kosovën, jo vetëm në veri. Mendoj se mund të themi se çdo herë e përmbushim misionin tonë dhe nuk pres ndonjë incident. Ne jemi të gatshëm të merremi me gjithçka që mund të jetë provokim “, tha ai.

I pyetur nëse akuzat nga media të caktuara që KFOR trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), komandant i Kampit Bondsteel thotë se KFOR trajnon FSK-në, por vetëm në kuadër të mandatit të KFOR-it dhe SHBA-së si vend, dhe kjo kryesisht ka të bëjë me kompetencat kyçe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img