13,07,2025

KFOR-i ngushëllon për vdekjen e punëtorit të Bondsteel-it: Po i gjurmojnë kontaktet

Must Read

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllime për vdekjen e punëtorit 70-vjeçar të kampit Bondstell nga koronavirusi.

Në këtë komunikatë KFOR-i ka njoftuar se para vdekjes i ndjeri ka punuar në këtë kamp deri më 9 prill.

Ata po ashtu kanë thënë se janë duke gjurmuar njerëzit me të cilët ka pasur kontakt.

“Kampi Bondsteel është duke punuar për të gjurmuar dhe kontaktuar njerëzit me të cilët punëtori ka pasur kontakte. Të gjitha masat adekuate janë duke u marrë për të izoluar ata për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit”, thuhet në komunikatë.

“Ngushëllimet tona për shokët dhe familjen e punëtorit tonë të Kampit Bondsteel i cili vdiq dje”, thuhet në komunikatën e KFOR-it

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img