22,12,2024

Këto janë masat që ka rekomanduar komuna e Ferizajt për qytetarët dhe bizneset

Must Read

Komuna e Ferizajt ka paraqitur disa rekomandime për marrjen e masave mbrojtëse gjatë periudhës së Emergjencës së Shëndetit Publik.

Kjo komunë ka njoftuar se dyqanet dhe bizneset tjera duhet të kufizojnë numrin e klientëve që janë Brenda, të bëhet dezinfektimi i shportave, të sigurohet furnizimi me dorëza dhe maska.

Në lokale dhe hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla:

1. Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në lokal/dyqan/ market brenda të njëjtës kohë

2. Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë

3. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme

4. Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit

5. Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues

6. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit

7. Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin

8. Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka

9. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit

10. Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i vecantë, i cili nuk i prek artikujt

11. Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping

Në QMKF/QMF/Ambulanta

1. Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore

2. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme

3. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit

4. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit

5. Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë

6. Të heqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave

Në sportele shërbyese

1. Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele

2. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve

3. Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska

Grumbullimi i qytetarëve

1. Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m

2. Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren maskat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img