03,05,2024

Këto janë frutat që reduktojnë fryrjen e barkut pas ngrënies dhe eleminojnë toksinat nga organizmi

Must Read

Fryrja e barkut është pasojë e problemeve të aparatit tretës dhe sipas ËebMD një në 10 persona vuan nga ky problem i bezdisshëm.

Një ndër këshillat e para që japin specialistët për të ulur fryrjen e barkut është që nëse nuk eleminoni dot ushqimet dhe pjet e gazuara që e shkaktojnë atë, mundohuni të përfshini në regjimin tuaj ushqimor këto fruta:

1.Agrumet: Kemi hyrë zyrtarisht në stinën e agrumeve, kështu që mos i largoni për asnjë cast nga tryeza sidomos portokallin dhe qitron. Këto dy fruta kanë në përmbajtjen e tyre rreth 90% ujë dhe janë idealet për të çhelumar organizmin dhe shfryrë barkun.

2.Avokadoja: Shpeshherë fryrja e barkut shkaktohet si pasojë e tretjes së keqe dhe intolerancës ndaj disa përbërësve të caktuar. Enzimat e stomakut nuk arrijnë të kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre dhe si pasojë keni fryrje barku dhe gazra. Avokadoja përmban një enzimë të quajtur lipasi, e cila tret yndyrnat e stomakut.

3.Ananasi: Mjekët nutricionistë rekomandojnë që të konsumoni sa më shumë frutin ekzotik që vjen nga Amerika e largët. Ajo që nuk dini është se ananasi përmban bromelinë, një enzimë digjestive që shpërbën proteinat që gjenden në stomak.

4.Molla: Një ndër përbërësit kryesorë të mollës është pektina e cila përveçs ndjesisë së ngopjes, eleminon lëngjet e panevojshme nga organizmi dhe redukton fryrjen dhe inflamimin e stomakut.

5.Kivi: Njëlloj si agrumet, edhe kivi është fruti tjetër i stinës që duhet të përfshini në regjimin ushqimor të përditshëm. Kivi është një ndër burimet më të mira të vitaminës C, kjo e fundit ka aftësinë të eleminojë thuajse 1/3-ën e dhjamit në organizëm dhe të ulë inflamimin e stomakut./Burimi ”Vivere piu sani”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img