16,11,2024

Këtë vit intensifikohen punimet në projektin Bashkimi i qytetit dhe nënkalimeve përgjatë vijës hekurudhës

Must Read

Gjatë këtij viti pritet të përfundojë projekti “Bashkimi i Qytetit”  dhe ngritja e tri nënkalimeve të reja përgjatë vijës hekurudhore.

I pari i Drejtorisë  së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, gjatë një bisede ka thënë se për projektin e parë  tashmë punimet ndodhen në fazën përfundimtare ndërsa për nënkalimet ka shtuar se kjo varet nga raporti me Hekurudhat e Kosovës, kur dihet se punimet varen nga qarkullimi i trenave.

“Tashmë Bashkimi i Qytetit jemi të gjithë dëshmitarë se është duke shkuar në fazën finale të realizimit. Gjatë vitit të kaluar filluar gjysmën e pjesës nën hekurudhë dhe besojë që këtë vit do të kemi mundësin që ta shfrytëzojmë si projekt dhe qytetarët të kenë mundësi ta shohin një projekt modern dhe inovativ për komunën e Ferizajt, ta prekin vet dhe ta shfrytëzojnë për nevojat e tyre. Ndërsa sa I përket pjesës së nënkalimeve ne kemi një dakordim paraprak me Hekurudhën, pasi që realizimi i punimeve duhet të bëhet me ndërprerje të qarkullimit të trenave. Dakordimi me Hekurudhën është që në momentin që ata gjejnë një intinerar që të ndërprehen trenat ne jemi të gatshëm që të fillojmë me punime. Premtimi I tyre është që muaji Mars e më së largu muaji Prill të na japin këtë mundësi dhe ne mund të fillojmë menjëherë me punime. Ne jemi të gatshëm dhe kontratat tashmë janë nënshkruar gjatë vitit të kaluar me operatorët ekonomik të cilët janë të gatshëm për realizimin e punimeve. Besojë që edhe Hekurudha në këtë kohë ta gjejë një orar të përshtatshëm për të dy palët dhe ne të kemi mundësi të fillimit të punimeve. Pjesa më e vështirë është  pjesa e realizimit të punimeve nën hekurudhë  pra të nënkalimi afër Plus Center, nënkalimi për Nikadin dhe në fshatin Varosh. Pas realizimit të kësaj pjese , pjesa tjetër është e natyrës më të lehtë infrastrukturor  dhe besojë që shumë shpejt do të realizohet. Janë projekte që mund të kryhen shumë shpejt nëse krijohen kushte teknike për realizimin e projektit” ka thënë Bytyqi.

Projekti i Bashkimit të Qytetit dhe i nënkalimeve po mendohet se në masë të madhe e  lehtëson qarkullimin rrugor dhe të qytetarëve.

“ Realizimi i këtyre projekteve siguron qarkullim më të lehtë por më e rëndësishme është siguria e lëvizjes së qytetarëve. Jemi dëshmitarë  që në këto  pjesë ka pasur shumë aksidente e sidomos janë të njohura aksidentet në fshatin Varosh ku ka pasur aksidente edhe me fatalitet. Ndërtimi i këtyre nënkalimeve do të rritë në masë të madhe sigurinë e lëvizjes së veturave dhe të qytetarëve” ka thënë Bytyqi.

Këto projekte janë investime milionëshe. Me këto Ferizaj përfiton lehtësime në qarkullimin rrugor, transmeton televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img