Ishe një ngarkesë në kamion që me kohë ishte jo mirë e ngarkuar apo pjesa deri tek rruga e asfaltuar i kishte humbur ekuilibrin nuk dihet por nuk ishte e lehtë të jesh afër rrugës kur pran të kalon një kamion i tillë.
Në çdo çast pritej që ngarkesa do të shembej e së bashku me makinën do të rrotulloheshin. Bile kishte edhe moment kur mundë ti paramendoje se çdo të ndodhë me ata të cilëve u shkonte afër makina. Por ajo vazhdonte rrugën. Për çudi në anën e majtë një i ri kishte dalë jashtë makinës dhe me peshën e trupit të tij mundohej të mbante ekuilibrin që kjo ngarkesë të mos shembej.
Dhe me gjithë ngarkesën e tillë makina vazhdonte rrugën.
Ngjarja është fotografuar nga gazetari i FerizajPress në aksin rrugorë Velipojë-Shkodër