09,05,2024

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, me përbërje të re

Must Read

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, nga sot ka përbërje të re. Kjo në përfundim të mandatit 4 vjeçar të anëtarëve të deritanishëm të këtij mekanizmi të paraparë me Ligjin për Teatro si dhe Statutin e Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana” të caktuar me vendimin nr. 183/22 të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu janë: Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Leonora Hasani, Albion Sherifi – Përfaqësues nga Komuna dhe Uratë Shabani.

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në mandatin që la pas, arriti të krijoj infrastrukturën e nevojshme ligjore për funksionimin e Teatrit “Adriana”, si miratimin e Statutit të Teatrit “Adriana”, rregulloren e brendshme të punës, repertorin e rregullt të shfaqjeve teatrore, miratimin e projekteve artistike e politikave afatgjata teatrore, rezultate këto dhe të tjera që bëjnë Teatrin “Adriana”, një nga institucionet kulturore më aktivet në vend si dhe padyshim lidere në skenën teatrore vendore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img