15,06,2024

Kerry: Brexit e ka ndryshuar pozicionin global të Britanisë

Must Read

Vendimi i Britanisë për tu larguar nga Bashkimi Evropian, e ka ndryshuar pozicioninj e saj global, por nuk e ka shkatërruar atë, tha sot në Londër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, por ka shtuar se i vie “keq” për mungesën britanike në negociatat ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së.

“A pajtohem se roli i Britanisë në ndonjë mënyrë është zvogëluar? Jo. Mendoj se vetëm ka ndryshuar”, tha Kerry duke folur së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, Philip Hammond, raporton Reuters.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të na mungoj ky zë në kontekst të BE-së si ndryshim. Personalisht më vie keq se Britania nuk do të jetë në tavolinë kur atje të ketë dialog SHBA – BE”, tha Kerry.

“Por, nuk kam dyshim se Britania do ta bartë barrën së bashku me ne, duke u involvuar në mënyrë të rëndësishme me ne në secilën çështje”, th John Kerry.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img