19,12,2024

Kërkohet shfrytëzimi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Must Read

Një qytetar nga Ferizaj ka dalë me një propozim, që këto ditë  kur janë rritur  nevojat për sigurim të artikujve ushqimor të  shfrytëzohen  mjetet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës apo me një procedurë të shpejt përmes Kuvendit të Kosovës  të merret një vendim për shfrytëzimin e fondit pensional që të lehtësoj tejkalimin e kësaj situate.

 Ky është postimi i plotë

Të nderuar dhe shumë të dashur bashkë qytetarë të mi. Tani që të gjithë po e përjetojmë pandeminë Coronavirus, kush më shumë e kush më pak, kush në një mënyrë e kush në një mënyre tjetër, por që normalisht më keq janë ata që janë infektuar më këtë virus . Lutemi për ta që ta kalojnë sa më lehtë dhe të kthehen shëndoshë e mirë në familjet e tyre.Kam një propozim për drejtuesit e shtetit :Pse të jenë të mëshirshëm ata me në në këto ditë të vështira që po kalojmë , flas për të gjithë ata që janë kontribuues në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, të mos e prekin asnjë cent(euro) nga Arka e Shtetit ,por që ndihma për këto ditë, javë apo edhe muaj , të rregullohet me një seancë të veçantë të Qeverisë apo edhe me miratim nē Kuvend . Pra të ndahet për të gjithë kontribuuesit një përqindje (%) nga ky fond i kursimeve që ta kalojmë më lehtë dhe komod këtë situatë.Fundja ne e kemi mbush vetë atë arkë (fond) nga djersa jonë.Po them unë , po dua të them . E kuptoni edhe vet , po duam disi ti ndihmojmë shtetit dhe qytetarëve të këtij shteti , në një far mënyre , apo jo Agon E. Zhinipotoku e do shokë tjerë që nuk po i përmendi!.Po citojë faqen e FKPK-së

______________________________________________________

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur dhe jo-për-profit, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. FKPK është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale. FKPK është institucion i themeluar në dhjetor të vitit 2001 dhe ka filluar aktivitetin në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë. Aktivitetin e përgjithshëm të FKPK-së e rregullon Kuvendi i Kosovës, ndërsa e mbikëqyrë Banka Qendrore e Kosovës (BQK). FKPK është e angazhuar kryekëput për mbajtjen dhe investimin e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës.I mirëpresë komentet Tuaja!.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img