28,12,2024

Kërkohet pensionim i parakohshëm për arsimtarët me sëmundje të rënda

Must Read

SBASHK-u, përmes një komunikate për media, i është drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda.
“Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT-it për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore, atëherë Ministria e Arsimit do të duhej të krijonte mekanizma ligjorë për pensionimin që tani të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img