29,03,2024

Kërkesë publike nga FC Ferizaj për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj

Must Read

Klubi i Futbollit “Ferizaj”, ka disa kohë që ka shprehur publikisht, kërkesën e tij, nevojën e domosdoshme për kushte pune e zhvillimi të sportit të futbollit në Ferizaj. Duke qenë kështu, është e domodoshme të krijohet mundësia e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Ferizaj.

𝗞𝗘𝗥𝗞𝗘𝗦𝗘 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗞𝗘

𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗨𝗔𝗥:

  1. Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
  2. Komitetit Olimpik të Kosovës
  3. Federatës së Futbollit të Kosovës;
  4. UEFA dhe FIFA

Klubi i Futbollit “Ferizaj”, ka disa kohë që ka shprehur publikisht, kërkesën e tij, nevojën e domosdoshme për kushte pune e zhvillimi të sportit të futbollit në Ferizaj. Duke qenë kështu, është e domodoshme të krijohet mundësia e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Ferizaj.

Ferizaj, një qendër urbane me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, popullatë të moshës së re si gjithë vendi, mundësi të shumta zhvillimore e mbi të gjitha me një traditë sportive, është e turpshme dhe njëkohësisht e papranueshme të mos ketë Stadiumin Futbollistik të Qytetit.

Për fat të mirë, ky projekt ekziston me kodin e tij buxhetor në Buxhetin e Republikës së Kosovës, por për fat të keq, për arsye të lokacionit po zvarritet tash e sa kohë fillimi i ndërtimit të Stadiumit të Qytetit.

FC “Ferizaj” ishte pjesë e debatit publik të organizuar ditë më parë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ku u diskutua dhe ishte kërkesë njëzëri e të gjithë diskutuesve, që të nis sa më shpejt ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në hapësirën prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, hapësirë kjo që edhe me Plan Zhvillimor Komunal të Komunës së Ferizajt, parashihet si destinim sporti dhe rekreacioni.

Andaj, është kërkesë e komunitetit sportiv, sportdashësve, tifozerisë “Ujqit” dhe besojmë pjesës dërrmuese të ferizajasve që në hapësirën prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” të nis ndërtimi i Stadiumit Futbollistik të Qytetit.

E përmes kësaj kërkese publike, kërkojmë nga MKRS, Federata e Futbollit të Kosovës, në dijeni edhe të KOK-ut dhe UEFA e FIFA-së që autoritetet kompetente të nivelit qendror, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të mundësohet fillimi i ndërtimit të Stadiumit të Ri të Qytetit të Ferizajt.

Ferizaj e meriton, sporti i Ferizajt nuk mund të quhet i tillë pa një vepër të tillë kapitale, andaj është koha e fundit që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, FFK, deputetët e vendimmarrësit në nivel qendror nga Ferizaj, që t’i sjellin bashkëqytetarëve të tyre, këtë projekt që kanë ëndrruar gjenerata të tëra sportistësh e sportdashësish.

𝘚𝘪𝘯𝘲𝘦𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵,
𝘒𝘳𝘺𝘦𝘵𝘢𝘳𝘪 𝘪 𝘒𝘭𝘶𝘣𝘪𝘵, 𝘓𝘶𝘭𝘻𝘪𝘮 𝘈𝘣𝘢𝘻𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘉𝘰𝘳𝘥𝘪 𝘪 FC 𝘍𝘦𝘳𝘪𝘻𝘢𝘫

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img