04,03,2025

Kërkesa të shumta kanë paraqitur pensionistët, por edhe shoqatat me aftësi të kufizuara

Must Read

Këtë të martë në orët e pasdites, është mbajtur edhe një dëgjim publik me pensionistët, por edhe me personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë dëgjim publik ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, si dhe drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili.

Në këtë dëgjim publik, nënkryetari Aliu, i ka njoftuar të pranishmit e pakët që ishin në këtë dëgjim në lidhje me projektet të cilat janë planifikuar të realizohen në vitin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi, pensionistët kërkuan më shumë përkrahje nga komuna, ndërkaq përfaqësues të shoqatës Sindrom Down, kërkuan të din më shumë rreth thirrjeve publike që do të realizohen në të ardhmen.

Dëgjimet buxhetore të mbahen edhe gjatë ditës së nesërme ku nga ora 10:00 do të mbahet me stafin shëndetësor, ndërkaq nga ora 14:00 do të mbahet një dëgjim vetëm me komunitete e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img