15,01,2025

Kërcënon Gjuriq: Kosova do ta paguajë shtrenjtë mosarritjen e kompromisit

Must Read

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se Serbia e do arritjen e kompromisit me Kosovën, por është e qartë se shqiptarët e Kosovës këtë s’e duan, transmeton Koha.net.

“Ata po shkojnë rrugës së konfliktit dhe imponimit të zgjidhjes. Mendoj se kështu nuk të arrihet te paqja dhe mund të ndodhë që në të ardhmen të paguajnë çmimin e lartë për mosgatishmërinë që të arrihet kompromisi. Serbia, përkundër kësaj, e do arritjen e kompromisit”, ka thënë Gjuriqi për tv Pink.

Ka shtuar se në vitin 2019 është planifikuar që t’i ndihmohet çdo mjedisi serb në Kosovë në mënyrë që të krijohet baza materiale që njerëzit të mbeten në shtëpitë e veta.

Ai ka shtuar se Mitrovica do të bëhet Qendrën klinike më moderne, Graçanica me spital të ri, Trepça edhe me një repart dhe fabrikë të re akumulatorësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img