16,07,2024

Kërcënojnë serbët: Do t’i bllokojmë pikëkalimet nëse na refuzohen letërnjoftimet serbe

Must Read

cetnik3-780x439

Pas njoftimit të Prishtinës zyrtare se do ta pamundësojnë lëvizjen nëpër vendkalimet administrative me letërnjoftime serbe, kanë reaguar kryetarët e komunave të Veriut të Kosovës, shkruan Radio Kontakt Plus.

Sipas këtij mediumi, i cili operon në Veri të Mitrovicës, ata përmes një komunikate për shtyp kanë paralajmëruar se nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë, ata do t’i bllokojnë dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë dhe se më pas – përmes tyre – nuk do të mund të kalojë askush dhe asgjë, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina edhe një herë le të mendohet mirë nëse me serbët e veriut të Kosovës dëshiron të bisedojë me gjuhën e dhunës apo që problemet t’i zgjidhë me dialog”, thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img