25,12,2024

Kelmendi: Mos t’i harrojmë ata që na mbështetën në ëndrrën e lirisë

Must Read

Rreth zhvillimeve të fundit politike të cilat, si tema të ndara apo të veçanta e kanë aktualizuar Kosovën në skenën ndërkombëtare, ka reaguar Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.

Kelmendi në një reagim të tij, ka kthyer në kujtesë rolin e pazëvendësueshëm ndër vite e dekada të miqve ndërkombëtarë, kuadrove shqiptare nëpër botë, dhe personaliteteve tjera të larta amerikane e evropiane, të cilët mbështetën Kosovën, sa herë vendi ynë, që u bë lajm ndërkombëtarë që nga vitet e okupimit.

Deputeti Ramiz Kelmendi duke marrë shembull, rolin historik të presidentit Rugova dhe lidershipit UÇK-së në krye me Jasharajt e Haradinajt, ka ftuar të gjithë akterët relevant të Kosovës që për të gjitha çështjet e hapura për vendin, sidomos në proceset e jashtme, të shtrijnë debatin miqësor dhe të diskutojnë kërkesat e argumentuara me miqtë historik të Kosovës.

Shënimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Marrëdhëniet e ndërtuara miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe EU-së nga ana e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova dhe rezistenca e UÇK-së me liderët e saj si Jasharajt e Haradinajt ishin ato që sollën deri tek intervenimi i NATO-së dhe SHBA-ve, e që këto miqësi sit ë tilla, të ndërtuara me kohë, më pas u kurorëzuan me Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kush ishin miqtë tanë? Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptaro-amerikanët si lobues dhe punëtorë të denjë për të avansuar çështjen shqiptare. Një pjesë e madhe e senatorëve, kongresistëve, siç ishin Diogardi, Bob Dol dhe të tjerë që duhet të përmenden. Pastaj shqiptaro-amerikanët, Geci dhe shumë të tjerë që duhet mos harruar, e të cilët punuan palodhshëm e një pjesë e të cilëve sot janë të pensionuar apo edhe kanë vdekur.

Nëse këta njerëz të periudhave që bënë histori për kombin tonë, arritëm t’i fitojmë në kohët të vështira, domosdo lind pyetja se si të mund të vazhdohet ndërtimi i miqve të rinjë, pasardhës të shqiptaro-amerikanëve dhe pasardhës të të rinje të senatorëve e kongresistëve.

Kosova sot, ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme si në përmbylljen e pavarësisë duke u pranuar në mekanizmat e Kombeve të Bashkuara, përmbylljen e tërësisë territoriale dhe anëtarësimin në NATO dhe BE, si dhe mbështetje të këtyre kalibrave për zhvillim ekonomik dhe thithje të investitorëve të jashtëm. të gjitha këto mundë t’i arrijmë më shpejtë, vetëm duke na mbështetur miqtë tonë ndërkombëtarë.

Krahas kësaj, mos të harrojmë se edhe puna jonë pozitive politike, për të avancuar shtetin e Kosovës është një bazë e mirë që miqtë ekzistues të krenohen me mbështetjen politikë që bëjnë. Në këtë rast edhe sjellja jonë në korniza të caktuara bënë që miqtë e tjerë të formohen dhe të vazhdojnë të mbështesin Kosovën. Çka nëse korniza jonë e punës politike devijon siç është rasti jonë i tanishëm. Është shumë e dëmshme nëse miqtë që shtynë proceset politike të pengohen në marketingun e suksesit të tyre politik. Andaj edhe spektri politik në Kosovë si pozitë edhe opozitë duhet të kenë qasje, sjellje dhe punë politike, demokratike në raport me miqtë e krijuar, dhe çdo formë e avancimit politik të jetë në kuadër të proceseve demokratike si kur’ pajtohemi edhe kur nuk pajtohemi për diçka.

Modeli i arsyes dhe modeli i metodës më të mirë, ndryshe, është model mbështetës ndërkombëtarë. Të gjitha modelet e procesit politik të pengimit me model më ndryshe nga ky, janë jo-demokratike.

Në Kosovë sot kemi ambasada dhe ambasadorë me staf të përbërë politiko-ekonomik si dhe në sferën e sigurisë në brendi. Andaj raportet që këto mekanizma i dërgojnë tek shtetet e veta, tek qeveritë që i përfaqësojnë, janë kanal i besueshëm dhe i rregullt. Ndërsa raportet e ndërtuara gjatë vizitave, janë më të ngadalshme porse të domosdoshme. Nisur nga kjo, me oponentët që veprojnë këtu duhet të komunikohet dhe te ketë takime të ngjeshura, meqë të gjitha proceset kundërshtuese dhe proceset politike që ndodhin, kërkojnë mbështetje të caktuar ndërkombëtare për tu implementuar më suksesshëm. Ndryshe, nëse ne zgjedhim rrugën e implementimit të proceseve politike në kundërshtim me orientimet tona politike të zgjedhuar me demokraci, atëherë këto procese nuk do gjejnë mbështetje të caktuar të nevojshme dhe do të rrënojnë miqësinë e ndërtuar.

Bazuar në faktet e nxjerra më lartë, dhe nisur nga përvoja e asaj që bashkërisht e kemi jetuar në vitet e rënda, mendojë që çdo proces politik, ‘më ndryshe’, është mirë të debatohet e shpjegohet edhe me strukturat ndërkombëtare, në mënyrë që procesi politik kontestues cili do qoftë, të trajtohet më ngjeshur, më thuktë, më hapur dhe me sa më shumë trajtues. E jo të zgjedhim rrugën.

Derivat i këtyre shembujve, mendojë se kjo metodë (komunikimi, debatim më miqtë) është e drejtë dhe nuk komentohet, nuk debatohet, por duhet të imponohet nga vet ne sa më shpejt, kuptimi i kësaj të drejte.

Mos të harrojmë se në shtetet demokratike, zgjidhja e çështjeve politike dhe çështjeve të tjera duhet të bëhet me qetësi e mençuri politike, njerëzore, morale e etike, gjithnjë duke punuar sa më shumë në metoda demokratike, për të shpjeguar dhe bindur opinionin për opsionin më pozitiv dhe më me interes, e jo të përdorim metodat e dhunës, për të imponuar ndonjë proces politik.

Krejt në fund, secili nga ne, si qytetarë të këtij vendit duhet pyetur vetën. A kemi shprehur mirënjohje të mjaftueshme ndaj shqiptaro-amerikanëve që kontribuan dhe po kontribuojnë për Kosovën ? A kemi dekoruar me ndonjë mirënjohje të ambasadorit të nderit, konzull nderi, qytetarë nderi këta njerëz, që punuan dhe po punojnë për vendin ? Nëse këto figura, nuk i shpërblejmë me ndonjë mirënjohje të paktën, ta kemi të qartë se po dështojmë duke e demotivuar angazhimin e të tjerëve për të punuar politikisht për Kosovën.

Ne nuk duhet harruar se këta njerëz dhe shtetet e tyre, janë ata që mbështetën dhe ndihmuan në Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këta dhe të tjerë të rinjë, do të jenë ata që do të ndihmojnë përmbylljen e pavarësisë dhe anëtarsimin e Kosovës në OKB. Ne kemi nderuar me mirënjohje ambasadorë të Kosovës, disa këngëtarë, artist e sportistë qe po ngrisin imazhin e Kosovës, dhe kemi bërë shumë mirë, mirëpo, mos t’i harrojmë ata që na mbështetën në ëndrrën e Lirisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img