13,12,2024

Kelmendi e Muja biseduan për zonën ekonomike në Prizren

Must Read

Fillimisht, zëvendëskryeministri Kelmendi është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik.

“Shtjelluam shumë çështje me rëndësi. Për mua ishte me rëndësi që të gjejmë arsyen e pengesave që ka zona ekonomike në Komunën e Prizrenit. T’i sjellim disa vendime që gjatë vitit 2016 të zgjedhim këtë problem dhe të hapim rrugë për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi përmendi popullsinë e re të Kosovës dhe taksat e përshtatshme për biznese si arsyet kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Andaj edhe njëherë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar më tutje me reforma për të mundësuar ekonomi më të zhvilluar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Isa Mustafa është e interesuar që ekonomia të ec përpara dhe të kemi një zhvillim ekonomik me teknologji të avancuar në mënyrë që të ardhurat e qytetarëve tanë të jenë më të denja dhe të zhvillohemi si në industri ashtu edhe në bujqësi dhe fusha tjera. Ju e dini që ne e kemi sjell Ligjin për Investime Strategjike që është në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që shumë shpejtë të vije në zbatim, në mënyrë që disa prona të AKP-së t’i kthejmë në pronësi të komunave ose të zonave të caktuara industriale me një planifikim diku 100 vjeçar, në mënyrë që investitorët e jashtëm të kenë arsye që të vijnë dhe që ne investitorët t’i trajtojmë shumë më mirë sesa vendet e rajonit”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, u shpreh i bindur se problemi me Zonën Industriale në këtë qytet do të zgjidhet shumë shpejt.

“Kemi informata se së shpejti ato pengesa do të evitohen dhe do të filloj parcializimi i kësaj sipërfaqe prej 84 hektarësh”, tha kryetari Muja.

Gjatë qëndrimit në Prizren, zëvendëskryeministri Kelmendi dhe zëvendësministri Gecaj vizituan disa kompani private. Fillimisht, delegacioni qeveritar është ndalur tek Fabrika e prodhimeve  ABI Progres në Prizren, e më pas tek kompania e ëmbëlsirave “Liri”, kompania e ndërtimeve “Vëllezërit e Bashkuar” si dhe kompaninë “Eurofood”.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka takuar pronarët dhe drejtuesit e këtyre kompanive, për të parë mënyrën sesi do të mundet Qeveria që të ndihmoj këto biznese, gjatë punës në nxjerrjen e pakos e dytë fiskale. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img