19,05,2024

Kelmendi, biznesmeni i pashndërruar në politikan, që për 6 vjet ndërroi 3 parti

Must Read
Ramiz Kelmendi

Ai ka vetëm gjashtë vjet në skenën politike kosovare dhe sot zyrtarizoi shkuarjen në partinë e tretë me radhë!

Nuk është e paqartë pse ai ndryshon parti kaq shpesh, duke tentuar të jetë gjithmonë me atë që qeverisë vendin, apo në rastin më të mirë, pranë njeriut që kryeson qeverinë!

Por mbetet shumë e paqartë se si bindjet dhe programi i tij për zhvillim ekonomik i prezantuar fillimisht në AAK-në e Ramush Haradinajt, e duke vazhduar tek PDK-ja që drejtohej nga Hashim Thaçi, e tash në LDK-në e Isa Mustafës, i përshtatet secilës prej tyre!?

Viti 2010-Ramiz Kelmendi i bashkohet fillimisht AAK-së

Kështu, nëse për asgjë nuk mund të krenohet, biznesmeni i pashndërruar ndonjëherë në politikan, mund të mburret me shpejtësinë  dhe aftësinë e përshtatjes së interesave të tij me parti të ndryshme politike në vend, raporton lajmi.net.

E duket se ashtu siç bën llogaritë në kompaninë e tij, ndër më të mëdhatë që importon mallra, kryesisht nga Serbia, biznesmeni me gjasë e ka kalkuluar edhe për politikën.

Kjo meqë para se të hyjë në  partinë e Isa Mustafës, ai nuk e ka fshehur  dëshirën  për postin e  zëvendëskryeministrit.

Viti 2014-Kelmendi i bashkohet PDK-së

 

Këtë kërrigë, atij nuk ia dha  Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, të cilën ia mohoi në heshtje Kadri Veseli si drejtues i PDK-së, që tash është në koalicion me LDK-në, e të cilën nuk pati asnjëherë mundësi t’ia ofronte Ramush Haradinaj i AAK-së, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, si për ironi, karrierën e tij prej tentim-politikanit, Kelmendi e nisi në vitin 2010, kur u anëtarësua në AAK, raporton lajmi.net.

Në atë kohë, ai ishte mirëpritur në këtë parti si një prurje e fuqishme dhe e suksesshme.

Me këtë parti, krejt çfarë mundi të fitonte ishte posti i deputetit të cilin e mbajti deri në zgjedhjet e vitit 2014.

Viti 2016-Kelmendi i bashkohet LDK-së (Foto: Nga një takim i Mustafës me Kelmendin)

Me 7 maj të atij viti, ai braktisi AAK-në me arsyetimin se nuk po mund të realizonte planet e tij ekonomike dhe shumë shpejt shkoi në PDK-në e Hashim Thaçit.

Edhe me këtë parti, ai fitoi postin e deputetit, por u la jashtë nga postet e lakmuara qeveritare. Pas dy vjetësh, Kelmendi vendosi të largohet nga kjo parti dhe t’i bashkohet LDK-së.

Kështu, biznesmeni Ramiz Kelmendi, për gjashtë vjet, ndërroi tre parti. Krejt çfarë mbetet të shihet është nëse do t’i funksionojë atij e treta e vërteta!

E kjo e vërtetë është nëse ai do të marrë një post të lartë qeveritar. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img