06,02,2025

KEK-u u bën thirrje konsumatorëve, t’i nënshkruajnë kontratat për faljen e borxheve

Must Read

Korporata Energjetike e Kosovës, u ka bërë thirrje konsumatorëve që janë subjekt i ligjit për faljen e borxheve, që t’i nënshkruajnë kontratat dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga KEK-u, dhe KEDS/KESCO, me 12 Prill, 2016 ka filluar edhe faza e fundit e implementimit të plotë të ligjit për faljen e borxheve publike, tani  pritet të trajtohen rreth 170.000 konsumatorë, të cilët sipas ligjit kanë mundësinë që në afat prej pesë muajve të ardhshëm t’i nënshkruajnë kontratat dhe po ashtu t’i respektojnë afatet e kësteve konform ligjit dhe kontratës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u fton konsumatorët, që gjatë kësaj periudhe 5 mujore sa ka mbetur deri në fund të mundësisë për faljen e borxheve, të drejtohen në zyrat e KESCO’s në mënyrë që të përfitojnë nga Falja e Borxheve Publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img