15,11,2024

KDI për përgjimet e reja të Adem Grabovcit: Dallohet qartë se ka elemente të veprave penale

Must Read

Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për hetimin dhe gjetjen e provave tjera në lidhje me rastet që përmenden në disa përgjime të publikuara nga portali “Insajderi”.

Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit i janë publikuar përgjimet e radhës të bisedave telefonike të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.

Portali në fjalë ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.

Bazuar në këto, ky portal shkuan se Grabovci është njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme.

Po sipas këtyre bisedave, Gragovci koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë.

“I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar”, shkruan ky portal.

Ja reagimi i plotë i KDI-së:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i bënë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për hetimin dhe gjetjen e provave tjera në lidhje me rastet që përmenden nga bisedat e përgjuara, e për ata që gjenden prova të përgjigjen para ligjit.

Në dosjen e re të publikuar nga gazeta online Insajderi janë publikuar përgjime telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror ku bëhen të ditura marrëveshjet e tyre për çështje nga më të zakonshmet deri te ato që mund të konsiderohen ndërhyrje në integritetin e drejtësisë apo cenim të pavarësisë së institucioneve të pavarura.

Në këto përgjime dëgjohen biseda edhe për punësim të njerëzve partiak brenda institucioneve të vendit dhe përpjekjet për të anashkaluar procedurat e rekrutimit.

Problematike mbetet neglizhenca e prokurorëve kur vije te hetimi i mëtutjeshëm i këtyre njerëzve të pushtetshëm.

Pas publikimit të këtyre materialeve asnjë nga prokurorët vendor nuk ka reaguar në marrjen e masave në lidhje me personat e implikuar.

Nga copëzat e bisedave të transmetuara dallohen qartë se ka element të veprave penale të kryera nga këta zyrtar shtetëror.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) si degë e Transparency International, beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img