Katër persona kanë mbetur të lënduar, dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, nga aksidenti që ndodhi sot në Aeroportin e Prishtinës.
Në parkingun e Aeroportit “Adem Jashari” ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë marrë lëndime trupore
Dy vetura janë përleshur me njëra-tjetrën në hapësirat e madha të aeroportit, sot rreth orës 11:00.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Aeroportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-aeroportin-adem-jashari-kater-persona-te-lenduar-634558/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright