15,05,2024

Kardiologu, Selajdin Sallahu pritet të emërohet UD drejtor në Spitalin e Ferizajt

Must Read

Kardiologu, Selajdin Sallahu, pritet që gjatë kësaj jave të emërohet UD Drejtor në Spitalin Regjional të Ferizajt.

Aktualisht spitali udhëhiqet nga UD. Drejtori, Isa Berisha.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta, gjatë kësaj jave do të merret vendimi nga menaxhmenti  i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për të emëruar UD. Drejtor, Selajdin Sallahun.

“Nuk ka asgjë zyrtare. Jemi në shqyrtim”, tha shkurt për Gazetën Shneta, kardiologu, Sallahu.

Brenda një viti në këtë spital janë ndërruar tre UD drejtor.

Pas përfundimit të mandatit të Jeton Zeqirit, si drejtor ekzekutiv, Spitali Rajonal në Ferizaj është menaxhuar vetëm nga UD drejtor.

Fillimisht UD drejtor ishte emëruar Halit Gërbeshi, i cili disa muaj më vonë është suspenduar nga puna për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Në vend të tij erdhi përsëri si UD drejtor, Isa Berisha, ndërsa tani pritet të emërohet si UD drejtor, Selajdin Sallahu.

Gjashtë muaj më parë ishte anuluar konkursi për drejtor në këtë spital. Në atë konkursi kandidatë për të fituar garën ishin, ish drejtori, Jeton Zeqiri, Fitim Goga dhe Riza Idrizi, mirëpo konkursi u anulua dhe nuk është rishpallur më. Arsyet e anulimit të konkursit asnjëherë nuk janë bërë publike nga Bordi i ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img