Në një ceremoni solemne mbrëmjen e sontme, u zhvillua aktiviteti “Sportisti i Vitit 2024”, ngjarje kjo tradicionale që po mbahet në kuadër të manifestimeve në shënim të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje ku mori pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sportistë, klube sportive e sportdashës të shumtë, u ndanë çmimet sipas vlerësimeve nga Komisioni përkatës, gjersa çmimi kryesor – Sportisti i Vitit 2024, u nda për karateisten ferizajase, Alma Loki gjersa Ekipi i Vitit 2024 u shpall Klubi i Hendbollit të Femrave “Ferizaj”.
Me mirënjohje pas vdekjes për kontributin e tyre në sportin ferizajas u nderuan:
- Imri Ilazi
- Rexhep Haxhimusa dhe
- Halit Ahmeti
Me mirënjohje për kontributin e tyre në sportin ferizajas veçanërisht me sukseset e tyre në Hendibasket, pingpong, Gollball, shah, por edhe sporte tjera individuale u nderuan shoqatat:
- Shoqata e të verbërve
- Shoqata “Hendikos”
- Shoqata “Hendifer”
- Shoqata “Handicap Kosova”
Me mirënjohje u nderuan edhe sportistët veteranë të cilët lanë gjurmë të thella në sportin kosovar.Me mirënjohje jetësore në sport u nderuan veteranët:
- Fahri Mahalla
- Zahir Shabani
- Ahmet Sylejmani ndërsa
- Çmimi special iu nda Bujar Nezirit dhe ekipit Kosova të Dusseldorfit
Me çmimin Sportist Pioner 2024 u shpallën:
- Shkëmb Reçica – KN “Kastrioti”
- Siar Pajaziti – futbollist
- Hana Neziri -karateist
- Arion Krasniqi – pingpongist
- Klition Rushiti – futbollist
Me çmimin Sportist Kadet 2024 u shpallën:
- Mevlan Dalipi – karateist
- Anuar Krasniqi – karateist
- Eljesa Salihu – xhudiste
- Jon Mulaku – futbollist
- Yll Mahalla – karateist
Me çmimin Sportist Junior 2024 u shpallën:
- Artiol Shaqiri – Karateist
- Planet Veseli – futbollist
- Jetesa Baliu – xhudiste
- Ron Mani – shahist
- Bulza Maksuti – hendbolliste
- Sara Pira – volejbolliste
- Eris Vranovci – bokser
10 sportistët senior të vitit 2024 u shpallën:
- Rron Ramadani – hendbollist
- Dhurata Sylejmani-volejbolliste
- Behije Mustafa – karateiste
- Luljeta Sopjani – hendbolliste
- Edon Sadriu – futbollist
- Blerton Nuha – Çiklist
- Besfort Bunjaku – autoklubi
- Adea Sadiku-volejbolliste
- Diellza Mahalla -full kontakt
- Lindon Demiri – Maytai
Çmimi Mjeku Sportiv i vitit 2024 iu nda mjekut ferizajas Hajdin Lata.
Çmimi Punëtori Sportiv i Vitit iu nda Shaip Graincës nga KF Ferizaj.
Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte kolektive iu nda Edon Ibrahimit nga KV “Fer Volley” ndërsa Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte individuale iu nda trajnerit të karatesë Shemsi Shaqiri.
Çmimi Gazetari Sportiv i Vitit iu nda gazetarit Driton Ramadani nga RTK dhe Radio Ferizaj.
Gjyqtari Sportiv i Vitit u shpall Ismajl Jashari nga sporti i volejbollit kurse u ndanë edhe dy çmime të tjera në këtë kategori si Pedagogu Sportiv i Vitit i cili iu nda Albana Haliti Avdylit kurse Shoqata Sportive e Vitit u shpall Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor.
Shpërblimi i veçantë jashtë konkurrencës iu nda Tifozerisë “Ujqit”.
![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739484484787.jpg)
![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739484498697.jpg)