10,02,2025

Kapet mariuhuana që ishte nisur nga Kosova në Maqedoni, nuk do besoni ku ishte e fshehur! (Foto)

Must Read
Marihuanë, foto arkiv

Në depon doganore, Drejtoria doganore ka kryer kontroll te një kamion i tipit “Scania” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. nga Shkupi, ku brenda dritareve plastike janë gjetur rreth 67 kilogramë marihuanë.

Është vërtetuar se në 29 dritare plastike ishin mbushur me marihuanë, me një peshë mesatare neto prej dy kilogram. Mariuhana e konfiskuar në tregun e drogës do të arrinte një çmim prej rreth 300.000 eurove.

Automjeti u denoncua për transit përmes Maqedonisë dhe marijuana ishte ngarkuar në Kosovë me destinacion Zvicrën, shkruan Tetova sot.

Në lidhje me këtë rast janë shkëmbyer informacione me njësinë për luftë kundër drogës në Kosovë, që nga ana tyre, pas marrjes së masave, është ngritur padi për trafik të drogës kundër tre personave.

3-349 2-546 1-1473

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj L.F., i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë 

Ferizaj, 7 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img