03,05,2024

Kapen nga kamera e Google, dy të rinjtë shqiptarë në Bronx “lënë shenjë” sapo u afrohet

Must Read

Imazhet e kapura nga Google Maps janë gjithnjë befasuese, por duke qenë se në botë ka miliona rrugë jo të gjitha imazhet e marra prej tyre mund të zbulohen njëherësh.

Nga bota kemi parë shumë imazhe të çuditshme, por nuk kemi parë shqiptarë në to sepse ne biem shumë në sy kudo jemi.

Shqiptarë ka në të gjithë botën e sidomos në Bronx të SHBA-ve. Pikërisht në 735 Astor Avenue, Bronx, NY,SHBA janë fotografuar dy shqiptarë nga kamerat e Google Maps.

Nga njëri kënd i imazhit të fotografuar në tetor 2017, dy të rinjtë janë duke biseduar, por sapo kamera u shkon përballë, njëri prej tyre bën shqiponjën me duar.

Është emocionuese në fakt kur e mendon, sepse të gjithë e duam atdheun pavarësisht që duhet ta lëmë për mundësi më të mira jashtë vendit, sërish në Shqipëri kemi rrënjët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img