27,07,2024

Kandiq: Prokuroria në Beograd, nën presionin politik (Video)

Must Read
Natasha Kandiq

“Tani për momentin nuk ka prokuror për krime të luftës, prokuroria tani është nën presionin e hatashëm të politikës”, tha Kandiq.

E pyetur se çfarë po ndodhë me prokurorinë e vjetër e cila merrej me rastet e krimeve të luftës, Kandiq tha se mandati i kësaj prokurorie ka skaduar.

Ajo shtoi edhe se prokuroria po ndodhet nën presionin e grupeve të ndryshme të cilët po ndikojnë direkt në të e kjo, sipas Kandiq, tregon se koha e vjetër e prokurorisë është duke u kthyer.

“Atij i  ka kaluar mandati dhe tash qeveria duhet t’i propozojë Kuvendit prokurorin e ri për krime të luftës dhe kjo nuk po ndodh më shumë se një vit. Ajo që është më rëndësi të cilën vlen ta theksojmë këtu, është se prokuroria ndodhet nën presionin e hatashëm nga grupe apo trupa të ndryshëm të cilët direkt po ndikojnë, me të vërtetë po tregojnë se po kthehet koha e vjetër”, tha Kandiq.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img