Një kamion transportues i mallrave sot është parë në Ferizaj i cili si duket edhe pas taksës 100% po furnizon marketet në këtë qytet.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të tregtisë Endrit Shalës, mori vendim që ta ngritë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10% sa ishte në 100%.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ngjalli reagime të ashpra në Serbi e nga Bashkimi Evropian, ku kërkuan heqjen e saj menjeherë, por përkundër presionit nga BE-ja,e kohëve të fundit edhe nga SHBA, Qeveria e Kosovës nuk u zbraps.
Por si duket kjo nuk po pengo që që mallrat serbe të futen në Kosovë.
Një kamion i tillë sot është parë në Ferizaj ,ku sipas deklaratave të qytetarëve ka sjellë mallra në ETC.
Nuk ka ndonjë informacion se nga ka hyrë në Kosovë ky kamion dhe a ka paguar taksat 100 % sipas vendimit të Qeverisë, por kjo ka revoltuar banorët e rrugës së Reçakut nga ka kaluar ky kamion.
Por pavarësisht asaj se a ka paguar apo jo taksat ky kamion qytetarë janë ata të cilët duhet të vendosin se çfarë mallrash blejnë e sidomos tani kur tregu është i furnizuar me artikuj alternativ nga prodhimi vendor dhe shteteve tjera.