18,06,2025

Kamioni godet kryqin në rrugën drejt Zveçanit

Must Read

Një kamion ka goditur kryqin i cili është vendosur në magjistralen afër Zveçanit.

Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar dëme materiale në kamionin i cili e ka goditur këtë kryq.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për KALXO.com edhe Zëvendës Drejtori për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Ai tha se një kamion nga Novi Pazari është vetaksidentuar në betonin afër kryqit të Zveçanit.

Kryqi i madh është vendosur në këtë rrugë në kohën kur serbët lokalë kishin vendosur barrikada në rrugë duke e mbajtur atë të bllokuar për muaj të tërë, pas ngjarjeve të vitit 2011.

KALLXO.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet kamioni i dëmtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img