29,04,2024

Kamioni bie dhjetëra metra poshtë në rrugën e Kaçanikut

Must Read

Një aksident trafiku është shkaktuar sot teksa një kamion ka dalë jashtë rrugës në Kaçanik.
Një kamion që bartte mallra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën poshtë rrugës nga Kaçaniku për në Han të Elezit.

Kamioni ka pësuar aksident pikërisht në pjesën mes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, buzë të cilës është një humnerë dhjetëra metërshe.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografitë në fjalë përderisa nuk dihet lidhur me të lënduarit si pasojë e këtij rasti.

Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin, ndërkohë që në fotografi nuk shihen në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, rruga magjistrale që lidh Kosovën e Maqedoninë ka sjellë mjaft aksidente. Edhe pak kohë kjo rrugë do të shmanget, me përfundimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img