27,11,2025

Kamarieri kosovar nuk e la të paguai gazetarin amerikan: Ju na shpëtuat!

Must Read

Në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, veç qytetarëve të vendit, në shtetin e ri erdhën edhe gazetarë të huaj për të parë nga afër këtë festë.

Madje, gazetari amerikan Nolan Peterson nga The Daily Signal përmes rrjetit të tij social është shprehur të jetë i befasuar nga mikpritja që iu bë në Prishtinë.

Ai ka rrëfyer se si një kamarier e qerasi me drekë dhe kafe, pikërisht për shkak se shteti i tij ka ndihmuar Kosovën, gjatë luftës në Kosovë:

“Sot në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë. Para paradës, drekova në një lokal në Prishtinë.

Kur e pyeta kamerierin për kupon fiskal ai qeshi dhe më tha, “E ke nga shtëpia”.

Gazetari amerikan, i cili, sipas biografisë së tij në Facebook, ka qenë pilot i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka thënë ta ketë pyetur kamerierin pse po tregohej aq bujar ndaj tij.

“Vendi juaj e shpëtoi timin”, më tha, “Më e pakta që mund të bëj është të t’qeras me me një drekë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img