05,05,2024

Kafe prej shpisë për çiklistët

Must Read

Dhjetëra myshterinj dalin pa i paguar fare kafetë. E kjo nuk u lë përshtypje as kamerierëve e as bashkëpronarëve që qëndrojnë te banaku. Ata vëmendjen më të madhe ua kushtojnë klientëve para se të hyjnë në kafene, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse vijnë me biçikleta, kuleta nuk iu duhet fare prej orës tetë të mëngjesit deri në dy të pasdites nëse ulen “N’Dritare”. Në kafenenë afër Stacionit të Trenit në Ferizaj po shpërblehen simbolikisht të gjithë ata që i kanë çuar duart prej timonit të makinave dhe ngasin fundjavave biçikletat. Madje për ata që nuk e huqin asnjë të diele, kafeja u shërbehet edhe me ndonjë kifle a lëng

Shtytje simbolike

Këtë aksion e kanë ndërmarrë pronarët Armend Pajaziti dhe Alan Bytyçi në pranverën e vitit të kaluar, në përpjekje që të sensbilizojnë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe për të mirat shëndetësore nga ngasja e biçikletës.

“Të them të drejtën ne jemi dashamirë të biçikletave”, thekson Pajaziti në kafenenë e tij. “Ne kemi dashur që t’i japim një shtytje përdorimit të biçikletave” … (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img