17,11,2024

Kadri Veseli nisë hetimin për listat e Veteranëve

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë në Kryesinë e Kuvendit për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për hetimin e listave ‘të fryra’ të veteranëve.

Veseli në Facebook ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shumë e madhe për të abuzuar dikush me të.

“Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën. Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund. Siç kam premtuar, ne do ta bëjmë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit”, thuhet në publikimin e tij.

Sipas kreut të PDK-së, askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, vitin e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img