28,04,2024

Kadaj – Bujupi: Nga AAK-ja u largova për parime

Must Read

Donika Kadaj-Bujupi

Donika Kadaj-Bujupi, pretendon se devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që të largohet nga kjo parti, për t’iu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend “Vetëvendosjes”. Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kadaj-Bujupi ka thënë se se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale. Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohe që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë.

“Pas një periudhe të gjatë të rezistencës dhe kundërshtimit si opozitë e bashkuar dhe pas lirimit nga arresti shtëpiak kuptova se gjërat nuk ishin njësoj. Dhe se duhej të zgjidhja ndërmjet të qëndruarit në AAK me rrezikun e devijimit nga bindjet, koncepti dhe besimi në ndryshim”, ka thënë Kadaj – Bujupi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img