19,03,2024

Kaçanik – Mbollën arën me kanabis, arrestohen

Must Read

14 bimë kanabis-sativa ishin mbjellur në një sipërfaqe malore në fshatin Soponicë të Kaçanikut. Me të dëgjuar për këtë Policia e Ferizajt ndërmorën një plan taktik, ku u ndihmua edhe nga patrulla policore e Stacionit Policor-Kaçanik.

Sipas një komunikate për media rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:55.

Lidhur me këtë Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar: një 24 vjeçar me inicialet A.D dhe një 21 vjeçar po ashtu me inicialet A.D.

Policia ka njoftuar se në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe me urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake duke vepruar në rrethana të ngutshme, në afërsi të lokacionit të bimëve është kryer kontrolli i shtëpisë së personave të lartshënuar.

Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dy paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje me dy karikatorë pa fishekë.

Personat e arrestuar janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, bimët shkatërrohen në vendngjarje, kurse mostra të tyre merren për ekzaminim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img