25,04,2024

Ka ndërruar jetë Shyqeri Hasani, profesori dhe ish ushtari i UÇK-së

Must Read

Sot ne oret e hershme te mengjesit pas nje semundje te rende dhe te gjate ne moshen 76 vjeqare nderroi jete prindi yne Shyqeri Hasani, profesori dhe ish ushtari i UÇK-së duke na lene perjete te pikelluar dhe me kujtimin per Te.
Njekohesisht falenderojme te gjithe ata qe ne nje menyre a tjeter jane interesuar per shendetin dhe gjendjen e prindit tone gjate kesaj kohe.

Varrimi behet ne fshatin Gaçkë me dreke si dhe e pamja.

Familje e profesorit e ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës Agim Aliu.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Sot, na dha lamtumirën e fundit, ferizajasi i rrallë, profesori i respektuar, veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani.

Lamtumirë Profesor!

Lamtumirë luftëtar i lirisë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lamtumirë veprimtar i shquar i çështjes kombëtare!

Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Hasani, kolegëve të të ndjerit nga arsimi, bashkëluftëtarëve, miqve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img