14,05,2024

Ka ndërruar jetë kameramani i parë ferizajas, Isak Ilazi

Must Read

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë kameramani i njohur ferizajas, Isak Ilazi.

Isak Ilazi ishte veteran i kamerës, punëtor i palodhshëm dhe “syri” i qytetarëve të Ferizajt

Familjen Ilazi për humbjen e familjarit e kanë ngushëlluar shumë personalitete publike. Telegram ngushëllimi i ka dërguar edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu

“Lajm i kobshëm nisi ditën sot, me ndarjen nga jeta të veteranit të kamerës, bashkëqytetarit tonë shembullor, gjithnjë energjik e i buzëqeshur, mjeshtrit të kamerës dhe punonjësit shumëvjeçar në media, bacës Isak Ilazi.

Na tronditi thellë, ikja jote baca Isak. Jemi me plagë në zemër që më nuk do të kemi në mesin tonë, i disponuar, i qeshur, energjik, plot vullnet e përkushtim për jetën e profesionin, ashtu siç ti jetove gjithmonë baca Isak. I dhe lamtumirën kësaj bote, Ferizajt tënd të cilit i kushtove gjithë jetën për ta dokumentuar atë si në të mira ashtu edhe në vështirësi.

Janë të zbrazta ditët që na presin pa ty. Për familjen, për ne dhe për kolegët tu. Ishim mësuar të takoheshim shpesh në ngjarje e aktivitete të ndryshme, ku gjithmonë të gjenim pa përtesë në punën tënde fisnike.

Lamtumirë Isak Ilazi, ti që i mbylle sytë përgjithmonë, me lamtumirën që i dhe kësaj bote vdekatare, por që me punën tënde do të jetosh në zemrën e mendjen e ferizajasve gjithmonë.

Mes lotësh e pikëllimit pa fund, gjithësecili që e njohëm, po i japim lamtumirën qytetarit të rrallë nga familje me vlera të larta patriotike, shembullit të dashurisë e punës pa kursim në profesion, të papërsëritshmit tonë, Isak Ilazi.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Ilazi, kolegëve të mediave, miqve e të njohurve të të ndjerit!

Qoftë i parajsës shpirti i tij i bardhë!” thuhet në telegramin e kryetarit Aliu

Isak Ilazi, Ferizajt dhe Kosovës i lë një arkiv të pasur me momente të veçanta falë syrit e dorës së tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img