08,02,2026

Ka ndërruar jetë Drejtori i QPS Shyqeri Mehmeti, kryetari Aliu ngushëllon familjen

Must Read

Sot  ka ndërruar jetë Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, punonjësi që bëri shembull në ofrimin e shërbimeve sociale, Shyqeri Mehmeti.

Me këtë rast edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka ngushëlluar familjen,  dhe të gjithë ata qe e njohen drejtorin Shyqeri Mehmeti.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit e punëtorit shumëvjeçar të Qendrës për Punë Sociale, punonjësit që bëri shembull në ofrimin e shërbimeve sociale, Shyqeri Mehmeti.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ngushëlloi përmes telegramit, familjen Mehmeti.

“Sot Ferizaj e institucionet e shërbimit social humbën dorën e kujdesit për më nevojtarët, punonjësin që u identifikua me punën e përpjekjen e pandërprerë për më nevojtarët, Shyqeri Mehmeti. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë të njohurve të të ndjerit” përfundoi telegramin e ngushëllimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img