Iniciativa e para disa ditësh për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair, për të cilin është formuar një Këshilli, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët e komunës së Ferizajt.
Kjo iniciativë e cila u morr me propozimin e Bashkim Fazliut, është marrë duke u bazuar në kontributin e madh të ish Kryeministrit Britanik Tony Blair, mikut të madh të Kosovës dhe popullit shqiptar.
Sheshi është menduar të jetë në rrugën po me të njëjtin emër “Tony Blair, në hapësirën e ndarë në fund të rrugës e cila bashkohet me sheshin “Dëshmorët e Kombit”
Sipas iniciatorit të kësaj ideje, Bashkim Fazliu, planifikohet që kjo të realizohet në qershorin e ardhshëm dhe në ditën e çlirimit të bëhet përurimi i shtatores.
“ Ashtu edhe siç kemi premtuar një javë më par kemi filluar grumbullimin e nënshkrimeve për emërtimin e sheshit me emrin Tony Bair.Kam parë sit ë nevojshme së bashku më disa bashkëpunëtor ta nisim këtë iniciativë për ti nderuara miqtë tanë të cilët në kohët më të vështira na u gjetën.Është një kontribut i jashtëzakonshëm i ish kryeministrit Tony Blair së bashku me ish presidentin Bill Clinton dhe me një ekip të bashkësisë ndërkombëtare të cilët na dhanë një ndihmë konkrete gjatë luftës së UÇK-së. Kjo iniciativë nuk është e rastit që është zgjedhur që sheshi të jetë afër sheshit “Dëshmorët e Kombit” tha Bashkim Fazliu nga Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e shtatores së Tony Balir në Ferizaj.
Bëhet e ditur se grumbullimi i nënshkrimeve do të bëhët Brenda një jave dhe pastaj i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në komunë me kërkesë që këtë ta shqyrtoi Kuvendi Komunal i cili është kompetentë për emërimin e shesheve dhe rrugëve.
Kjo iniciativ po mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione-IFOK