02,05,2024

Ka filluar dezinsektimi i hapësirave publike në Ferizaj

Must Read

Ka filluar faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike, aksion ky që do të zgjasë deri në dezinsektimin e plotë të qytetit të Ferizajt. Ky aksion po kryhet me qëllim të pastrimit të ambientit nga insektet e sidomos mushkonjat, të cilat edhe janë një ndër bartësit edhe të sëmundjeve ngjitëse.

Në fazën e parë të dezinsketimit është përfshirë ana perëndimore e qytetit, e që ka filluar nga “Parku i Lirisë” dhe ka vazhduar edhe në rrugën “Brahim Ademi” deri tek pishina “Matoshi”, pastaj ka përfshirë edhe në zonën tek Forca e Sigurisë së Kosovës, zonën rreth Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rrugën “Zenel Hajdini”, rrugën “Enver Topalli” deri tek Tregu i Gjelbër dhe në fshatin Nikadin.
Deznisektimi është kryer edhe në anën lindore të qytetit ku janë përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, “Rexhep Bislimi”, “Vllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale. Përgjegjësit e këtij projekti kanë apeluar te bletarët që të kenë kujdes pasi ky dezinfektim mund të ketë pasoja për bletët.

Dezinfektimi do të vazhdoj edhe nëpër zona të tjera të parapara sipas projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img