08,09,2024

Jupi befason me deklaratën për Rashicën

Must Read

“Lojtarë si Rashica janë lojtarë që do të na mungojnë gjatë. Nuk janë lojtarë që mund t’i zëvendësojmë me thjeshtësi. Megjithatë, ai ka bërë një zgjedhje personale dhe ne do të kënaqemi ta shohim atje ku luan ai”, tha Jupi.

Përpara postit të trajnerit, Redi Jupi ka qenë edhe shef i ekipeve kombëtare, i ngarkuar shpeshherë si ndërmjetës për të bindur shumë lojtarë nëpër Evropë, që të luanin për përfaqësuesen kuqezi.

“Në kohën time, prindërit vinin vetëm ndonjëherë kur i binte rruga për të parë ndeshjen. Ndërsa sot, prindërit janë pjesë e pandashme e lojtarit, janë menaxherë, kanë interesa rreth e përqark”, shprehet më tej Jupi.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka filluar prej mëse 3 vitesh t’i paraprijë lëvizjes së lojtarëve, nga ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë drejt asaj të Kosovës.

“Të them të drejtën, raporti ka qenë shumë më i madh përpara dy apo 3 viteve, ndërkohë që tani raporti nuk është aq i madh. Sot kemi më shumë lojtarë shqiptarë të Shqipërisë, sesa shqiptarë të Kosovës. Por do të shpresoja shumë të mos ketë përplasje të këtij lloji”, deklaron Jupi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img