27,12,2024

Javën e ardhshme hyn në fuqi ligji i ri i komunikacionit

Must Read

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se më 20.09.2016 do të hyjë në fuqi Ligji  për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qëllimi i këtij ligji, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ky ligj ka për qëllim t’i përcaktojë rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve të tjera në trafikun rrugor, kushtet bazë që duhet t’i plotësojnë rrugët nga aspekti i sigurisë rrugore, sistemin e sinjalizimit të trafikut rrugor, shenjat që i japin personat e autorizuar zyrtarë, detyrat në rast aksidenti në trafikun rrugor, kushtet për drejtim të mjetit, pajisjet dhe pajimet të cilat duhen t’i kenë mjetet, dimensionet, masën më të madhe të lejuar, ngarkesën boshtore të mjetit, si edhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në trafikun rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img