05,05,2024

Jasharaj: Nesër e ndërpresim grevën, nëse ka vullnet Qeveria dhe Kurti ndërron qëndrim

Must Read

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media, u shpreh se qeveria s’ka treguar as dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët përpos ofendimeve të bëra nga ana e ekzekutivit.

Jasharaj tha se nëse kryeministri Kurti ka vullnet të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite.

“Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas 9 muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm me fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë dhe vullnet, çështja do të kryhej brenda një dite”, tha ai.

Jasharaj tutje tha se qeveria ka pasë kohë 9 muaj që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve.

“Të drejtat e fëmijëve po e shkel qeveria e cila nuk po ulet të bisedojë me ne. I ka pasë 9 muaj kohë që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve”, tha ai.

Jasharaj tha se e lut shefin e qeverisë së Kosovës në emër të 83 mijë njerëzve që të gjendet zgjidhje.

“Kurtin e lus që sot ta ndërrojë qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave, dhe të ulet me ne. Ne jemi zëri i të gjithëve, lutja ime në emër të 83 mijë njerëzve që të ulemi të bisedojmë, sepse fajet i ka qeveria. Zgjidhja bëhet brenda një dite por është në duart e qeverisë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img